Pica, sallata, verëra e kafe për deputetët, tenderi 200 mijë euro nga Kuvendi i pa konstituuar
Autori: Gazeta inFokus
19:41 | 17 July 2026
Derisa deputetët e zgjedhur ende nuk kanë mbajtur asnjë seancë, përkundër që janë certifikuar zgjedhjet për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, administrata e Kuvendit po kujdeset që deputetët e ri të mos kenë asnjë mungesë në pije dhe ushqim.
Kuvendi i Kosovës ka shpallur një tender me vlerë të parashikuar prej 202 mijë eurosh për shërbime hotelerie, që përfshijnë ushqim, kafe, pije freskuese dhe verë.
Bëhet fjalë për tenderin “Shërbime të hotelerisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, me vlerë të parashikuar prej 202,000 eurosh. Lista e produkteve që kërkohen është e gjatë dhe përfshin pothuajse gjithçka, nga kafja turke dhe espresso, makiato, kapuçino, çajra të llojeve të ndryshme dhe çokollatë të ngrohtë, deri te pijet e gazuara, lëngjet e frutave, uji natyral dhe ai i gazuar.
Në pjesën e ushqimit, lista është edhe më e gjerë. Kuvendi kërkon furnizim me supë viçi dhe pule, sallata të ndryshme, tarator, djathë, omëleta me proshutë, djathë ose kërpudha, makarona, spageta bolonjeze, sanduiçë me proshutë, pulë, tuna apo vezë, kifle të llojeve të ndryshme, pica në disa variante dhe madhësi, file pule me garniturë, si dhe verëra vendore e të importuara.
Ky tender vjen në një kohë kur Kuvendi vazhdon të jetë i pa konstituuar. Edhe pas zgjedhjeve, deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë legjislaturën e re, ndërsa vendi vazhdon të funksionojë pa institucionet e reja. Përplasjet politike mes partive parlamentare kanë bërë që procesi të zvarritet për muaj të tërë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin formimin e institucioneve.
Kosova ka hyrë në cikle të shpeshta zgjedhore në vitet e fundit, duke zhvilluar disa procese zgjedhore brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Kjo ka sjellë kosto të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit, por edhe vonesa në vendimmarrje dhe në zbatimin e politikave publike, raporton Infosot.
Në anën tjetër, pavarësisht krizës politike, benefitet që lidhen me funksionimin e deputetëve dhe administratës parlamentare vazhdojnë të jenë pjesë e buxhetit institucional. Përveç pagave që arrijnë afërsisht në 2 mijë euro në muaj, deputetët përfitojnë edhe kompensime e pagesa të tjera të parashikuara me legjislacion, si mëditje për udhëtime zyrtare, rimbursime të shpenzimeve të transportit sipas kushteve të përcaktuara, si dhe shërbime të byfesë brenda Kuvendit.
Tenderi i ri prej mbi 200 mijë eurosh është paraparë pikërisht për këto shërbime hotelerie, të cilat do të përdoren në ambientet e Kuvendit.
Në një kohë kur shumë familje në Kosovë vazhdojnë të përballen me rritjen e kostos së jetesës për shkak të inflacionit, deputetët nuk do ta ndjejnë këtë, për shkak të pagave të majme dhe benifiteve tjera që gëzojnë nga pozita e tyre.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...

































