Lajme

Lutfi Haziri: PDK është parti e kryengritësve e VV e të pakënaqurve, koha t’i kthehemi LDK’së së idealistëve

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 17 July 2026

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Lutfi Haziri, ka reaguar në profilin e tij në facebook, teksa partia e tij po bën përgatitjet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm në të cilin do të vendoset për shkarkimin ose jo të kryetarit Lumir Abdixhiku.

Haziri ka thënë se LDK është partia e idealistëve dhe se idealistët janë anëtarësia e partisë.

Ai është marrë edhe me dy partitë e tjera, PDK-në dhe Vetëvendosjen.

-Advertisement-

Sipas Hazirit, PDK janë parti e kryengritësve dhe Vetëvendosje e të pakënaqurve.

“LDK ju takon idealistave. Idealistat janë anëtarësia!

Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve.

LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët.

Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy