Lajme

Sherr për biznesin mes dy vëllezërve në Prizren – arrestohet 34-vjeçari, i gjenden ar*më dhe municion

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 16 July 2026

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:30, në nënstacionin policor në Reçan, Prizren, është paraqitur një ankues i cili ka raportuar se vëllai i tij, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me bizneset e tyre, e kishte kanosur

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, hetuesit nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Prizrenit, me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar kontrolle në dy vendbanimet e të dyshuarit: një banesë në Ferizaj dhe një shtëpi në fshatin Koshare të Ferizajit.

Gjatë kontrollit, ndër të tjera, janë konfiskuar edhe këto sende:

-Advertisement-

1 pushkë gjuetie
31 fishekë të pushkës së gjuetisë
1 karikator i zbrazur i pushkës së gjuetisë
1 pushkë ajrore e dëmtuar, pa shënime identifikuese

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprat penale:

“Kanosja”
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
I dyshuari B. SH. rreth 34 vjeçar është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy