Lajme

76-vjeçarja gjendet pa shenja jete brenda banesës në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 16 July 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Mitrovicë, ku një grua 76-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili bëri të ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

“Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘Hetim mbi vdekjen’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, deklaroi Zaiti.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy