Lajme

Muharremi akuzon Qeverinë Kurti: Po shfrytëzon krizën institucionale për kapjen e institucioneve publike

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 16 July 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti për shfrytëzimin e krizës institucionale në funksion të, siç e quan ai, “kapjes së shtetit”.

Përmes një postimi publik, Muharremi ka thënë se ditëve të fundit po shtohen emërimet e personave të afërt me pushtetin në ndërmarrje publike, borde, agjenci dhe institucione të ndryshme, si në nivel qendror ashtu edhe lokal.

Sipas tij, kjo situatë po e bën më të qartë arsyen pse, sipas vlerësimit të tij, Kurtit i konvenon vazhdimi i krizës institucionale.

-Advertisement-

“Po i pëlqen me qeverisë e me vendosë, me i kapë institucionet publike, ndërmarrjet, bordet dhe agjencitë publike, derisa nuk ka as Kuvend funksional e, praktikisht, as opozitë që mund ta ushtrojë kontrollin parlamentar”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka pretenduar se në mungesë të institucioneve plotësisht funksionale dhe kontrollit parlamentar, po vazhdon procesi i politizimit të institucioneve publike.

Muharremi ka kritikuar gjithashtu Kurtin duke thënë se, sipas tij, mënyra e ushtrimit të pushtetit është edhe më e ashpër sesa ajo që Vetëvendosje kishte kritikuar te qeveritë e kaluara.

“Vallah, po e kapshe mirë ti… edhe më mirë e më brutalisht sesa ata që i ke kritikuar dikur”, ka shkruar ai.

Në fund, analisti ka shprehur bindjen se përpjekjet për kontroll të plotë politik mbi institucionet nuk do të kenë sukses afatgjatë.

“Shpresoj të mbetet në fyt, se fundja nga dëshira dhe vullneti me kontrollu dhe politizu gjithçka shumë para teje kanë kolapsu. Nga zullumi kputet litari”, ka përfunduar Muharremi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy