Lajme

Ministrja serbe i kërkon falje Qeverisë së Serbisë pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 July 2026

Ministrja serbe  e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, pretendoi sot se deklarata e saj “për spastrimin etnik të Kosovës” është nxjerrë nga konteksti dhe i kërkoi falje.

Kërkim falja e saj, siç raporton Nova.rs është  vetëm ndaj  presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut.

Paunoviq për mediat në Serbia e konsideroi keqdashëse që “vetëm shtatë sekonda nga i gjithë emisioni” u nxorën dhe se kjo sipas pretendimit të sja, u shndërrua në një çështje politike.

-Advertisement-

“Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politikë e presidentit apo e qeverisë”, tha ajo.

Ajo e vlerësoi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta shpallur atë person non grata si një paradoks.

Paunoviq e quajti paradoks edhe vendimin e Kosovës për ta shpallur “non grata”, duke thënë se ndalimi i përhershëm i hyrjes në Kosovë është vendosur nga, siç i quajti ajo, “institucionet e përkohshme të Kosovës”. Ajo shtoi se prej katër vjetësh nuk ka mundur të hyjë në Kosovë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy