Goditet rrjeti i kok*ainës në Itali, sekuestrohen 111 kilogramë dro*gë – në pranga edhe një shqiptar
Autori: Gazeta inFokus
17:11 | 15 July 2026
Një ngarkesë prej mbi 111 kilogramësh kokainë, e cila sipas autoriteteve italiane do të sillte rreth 20 milionë euro fitime në tregun e drogës, është sekuestruar gjatë një operacioni të Guardia di Finanza.
Në pranga kanë përfunduar tre persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.
Operacioni u zhvillua nga efektivët e Komandës Provinciale të Ankonës, të cilët vunë nën vëzhgim një automjet të dyshimtë që lëvizte drejt periferisë së Parmës.
Gjatë ndjekjes, hetuesit konstatuan shkëmbimin e disa çantave të mëdha mes personave që ndodheshin në automjet dhe drejtuesit të një kamioni.
Kontrollet e mëvonshme zbuluan se droga ishte fshehur në një hapësirë të posaçme të ndërtuar brenda kabinës së kamionit. Aty u gjetën 100 pako me kokainë, me një peshë totale prej mbi 111 kilogramësh.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu rreth 19 mijë euro para në dorë, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, sasia e kokainës, pasi të përzihej me substanca të tjera dhe të shpërndahej në tregun ilegal, do të gjeneronte fitime prej rreth 20 milionë eurosh, shkruan Topchannel.
Me urdhër të Prokurorisë së Parmës, u arrestuan dy personat që ndodheshin në automjet dhe drejtuesi i kamionit. Të arrestuarit janë shtetas me origjinë shqiptare dhe rumune, ndërsa janë dërguar në burgun e Parmës.
Hetimet vijojnë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë dhe për të zbardhur tërësisht rrjetin e dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...


































