“Në rast se shkarkohet Abdixhiku..”, Haziri: Po paragjykoni, nga ky proces do të dalim më mirë në fund
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 15 July 2026
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga disa anëtarë të partisë, do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme dhe Statutin e LDK-së.
I pyetur nëse është diskutuar kjo çështje dhe kur pritet të thirret Kuvendi, Haziri tha se procesi është në kompetencë të sekretariatit të partisë.“
Është trajtuar në rrugë procedurale. Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund”, deklaroi Haziri.
I pyetur se çfarë do të ndodhte në rast të shkarkimit të kryetarit Lumir Abdixhiku, Haziri reagoi duke thënë se pyetja ishte paragjykuese.
“Po paragjykoni, po na gjykoni përmes pyetjeve”, u shpreh ai.
Më tej, Haziri theksoi se kërkesat politike nuk trajtohen përmes procedurave, por shtoi se rregullat statutare do të respektohen plotësisht.
“Kërkesat politike nuk trajtohen me procedura. Por, meqenëse ka norma të tilla që rregullojnë mënyrën e sjelljes dhe të organizimit tonë, ne i respektojmë ato deri në fund. Unë mendoj se do të vazhdohet të punohet në dy binarë: binari i parë është shqyrtimi i kërkesës së nënshkruesve, të cilët janë delegatë dhe përfaqësues të elektoratit të LDK-së. Binari i dytë është kryetari i LDK-së dhe zyra e tij, me autorizime të plota për t’i menaxhuar këto procese politike sipas kërkesës. Kërkesa është procedurale, prandaj në rrugë procedurale edhe do të trajtohet. Ndërsa ato çështje që janë politike, do t’i trajtojmë politikisht dhe bashkërisht”, tha Haziri.
I pyetur nëse janë verifikuar nënshkrimet e dorëzuara, nënkryetari i LDK-së sqaroi se kjo mbetet përgjegjësi e sekretariatit.
“Çështjen e verifikimit sekretariati e kryen me kohë, i verifikon dhe ia dorëzon kryesisë” shtoi Haziri.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...

































