Lajme

Zemaj për Infokusin konfirmon dorëzimin e nënshkrimeve për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Janë mbi 150

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 15 July 2026

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka konfirmuar për Gazetën Infokus se nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë tashmë janë dorëzuar.

Zemaj tha se nënshkrimet i janë dorëzuar Sekretarit të LDK-së, në përputhje me dispozitat statutare të partisë.

“Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së. Mbi 150 nënshkrime”, ka deklaruar Zemaj për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë diskutimesh të brendshme në LDK, ndërsa mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e mëtejmë të partisë pas dorëzimit të nënshkrimeve.

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, kishte deklaruar më herët se sapo të dorëzohen nënshkrimet, ato do të trajtohen me seriozitetin më të madh, në përputhje me procedurat e partisë./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy