Lajme

Kryeziu: Pushteti po kërkon një president nën pushtetin, jo mbi partitë

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 15 July 2026

Ismet Kryeziu, ka kritikuar qasjen e partisë në pushtet lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeziu përmes një postimi në “Facebook”, tha se kërkesa për një president pa të kaluar partiake nuk është garanci për respektimin e Kushtetutës, por, sipas tij, synon të shmangë një figurë me peshë politike dhe qëndrim të pavarur.

Sipas Kryeziut, kërkesa që opozita të mbështesë një kandidat “jopartiak” nuk përbën kompromis politik, por “kompromis me koncentrimin e pushtetit politik në duart e një njeriu, Kryeministrit të Kosovës”.

-Advertisement-

“Një President „mbi partitë“ tingëllon bukur. Por, siç po duket, partia në pushtet po kërkon konsensus politik për një President nën pushtetin!? Gati për dy vite partia në pushtet po na thotë se kriteri kryesor për Presidentin nuk është respektimi i Kushtetutës, por mungesa e një të kaluare politike e partiake. Sikur vetë fakti që dikush që vjen nga politika dhe nga një parti nënkupton domosdoshmërisht se nuk do ta respektojë Kushtetutën, ndërsa një personalitet nga jashtë politikës bëhet automatikisht gardian kushtetues.
Kjo teori na çon te një përfundim tjetër: se në jetën tonë politike partia është më e fuqishme se çdo institucion dhe çdo pushtet kushtetues. Pra, nëse zgjedhim dikë me të kaluar politike e partiake, automatikisht paskemi hequr dorë nga respektimi i Kushtetutës. Por, nëse kjo është e vërtetë, atëherë kriteret kushtetuese për Presidentin vërtet nuk kanë më arsye të diskutohen. Sepse problemi nuk është te kandidati, por te vetë sistemi politik që kemi ndërtuar”, ka shkruar Kryeziu./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy