Lajme

Halil Thaçi flet pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 15 July 2026

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, sot është parë në ambientet e Prokurorisë Speciale.

Para pak çastesh ai ka dalë nga prokuroria dhe është deklaruar para gazetarëve.

Ai është shprehur: “Unë jam shumë i kënaqur që prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje (pa e përmendur specifikisht) dhe i bëj thirrje që ta hetojë deri në fund këtë çështje, këtë thirrje e kam bërë edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm”, tha ai.

-Advertisement-

Nga raportimet dihet se Thaçi ndodhej nën hetime penale lidhur me dyshimet për ushtrim ndikimi për hartat e shpronësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy