Lajme

Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën: Do të jem kryeprokuror i të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 15 July 2026

Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashi, e ka pranuar zyrtarisht detyrën e re.

Pranim-dorëzimi i detyrës  u bë në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Gashi pas pranimit të detyrës ta se “do të jetë kryeprokuror i të gjithëve”.

-Advertisement-

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dje ka dekretuar Gashin, duke ia përshkruar edhe rolin që ai duhet ta ketë.

“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka shkruar dje Haxhiu

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy