Lajme

Smajli pas suspendimit të punëtorit teknik në Pediatri: Anulojeni atë vendim absurd, mos ia hiqni bukën nga goja dikujt që s’është fajtor për të mbuluar dështimet tuaja

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 13 July 2026

Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas njoftimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për masat e ndërmarra lidhur me gjendjen e raportuar në Klinikën e Pediatrisë.

Përmes një reagimi publik, Smajli ka kritikuar vendimin për pezullimin e një punëtori teknik dhe marrjen e masave ndaj katër infermierëve, duke vlerësuar se përgjegjësia për gjendjen e krijuar nuk mund t’u atribuohet punonjësve që, sipas saj, ndodhen në fund të zinxhirit institucional.

“E tmerrshme me e pa se si, për gjendjen skandaloze në QKUK, po gjendet si zgjidhje pezullimi i një punëtori teknik dhe ndëshkimi i katër infermiereve”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Smajli ka ngritur pyetje nëse punëtori teknik ka qenë përgjegjës për ndërrimin e dyshekëve të amortizuar, rregullimin e dyerve të tualeteve apo furnizimin me sapun dhe mjete higjienike.

Sipas saj, kur mungojnë kushtet elementare, kur ka degradim të infrastrukturës dhe neglizhencë të vazhdueshme, përgjegjësia duhet të kërkohet tek ata që menaxhojnë klinikën, drejtojnë QKUK-në dhe vendosin për buxhetet e shëndetësisë.

Ajo ka kërkuar anulimin e vendimit, duke e cilësuar atë si absurd dhe duke theksuar se problemet reale nuk mund të zgjidhen duke ndëshkuar punëtorët me përgjegjësitë më të vogla.

“Turpi nuk fshihet duke i ndëshkuar më të dobëtit. Turpi fshihet kur marrin përgjegjësi ata që e kanë shkaktuar këtë gjendje”, ka përfunduar reagimin e saj.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy