Hoti: Serbia ende s`është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
Autori: Gazeta inFokus
22:40 | 13 July 2026
Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i është kundërpërgjigjur ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, pasi ajo deklaroi se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën
Hoti tha se kushdo që sot bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën, por edhe dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit.
Reagimi i plotë:
Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë.
Përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike dihet.
Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe.
Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton.
Kushdo që sot bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën. Ai është dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit dhe nga politika kriminale që solli luftëra, masakra dhe turp historik

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
































