Lajme

Konsumatorët e KRU “Prishtina” do të mund të kryejnë shërbime edhe të shtunave

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 13 July 2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, duke filluar nga 18 korriku 2026, do të ofrojë shërbime edhe gjatë vikendeve, përkatësisht të shtunave, në Shërbimin për Konsumatorë dhe në Arkën Qendrore

Sipas njoftimit, ky orar do të jetë në fuqi gjatë muajve korrik dhe gusht 2026, me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet e kompanisë.

Orari i punës gjatë ditëve të shtuna do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.

-Advertisement-

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer shërbimet e nevojshme edhe gjatë fundjavës, sipas orarit të ri të punës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy