Lajme

Kjo është mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës së re

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 10 July 2026

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mosha mesatare e 120 deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është 46 vjeç.

Analiza e KDI-së për përbërjen e legjislaturës tregon se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë moshën mesatare më të re, me 44 vjeç.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë një moshë mesatare prej 46 vjeç.

-Advertisement-

Sipas këtyre të dhënave, deputetët me moshën mesatare më të lartë janë ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 51 vjeç.

Të dhënat janë publikuar nga KDI në kuadër të analizës së përbërjes së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve dhe përfshijnë të dhëna demografike për përfaqësuesit e legjislaturës së re.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy