Lajme

Kurti pas takimit me Hamzën: Përgjegjësi e partisë fituese është formimi i Qeverisë, presidenti është çështje e të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 10 July 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se përgjegjësia për formimin e Qeverisë i takon partisë fituese të zgjedhjeve, ndërsa çështja e presidentit kërkon përfshirje dhe dakordim më të gjerë politik.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Kurti tha se partia që del e para në zgjedhje ka obligimin kushtetues dhe politik për të krijuar institucionet e reja, duke theksuar se tema e presidentit është një proces që u takon të gjitha forcave politike.

“Përgjegjësi e partisë fituese është për të bërë Qeverinë, kurse çështja e presidentit është e të gjithëve”, deklaroi Kurti pas takimit.

-Advertisement-

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës vjen në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës politike dhe krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy