Lajme

Kurti pas takimit me Hamzën: Jemi në fazën e konsultimeve, ende s’ka marrëveshje konkrete

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 10 July 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, është zhvilluar në frymën e vullnetit për dialog lidhur me krijimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit, por pa ndonjë rezultat konkret, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti tha se Hamza ishte lideri i parë opozitar me të cilin u takua, pasi PDK-ja është subjekti i dytë më i madh politik në vend.

“E falënderoj për takimin. Kaloi në atmosferën e vullnetit për bisedime për institucionet e reja. Aktualisht nuk mund të them se kemi një rezultat konkret që mund ta ndaj me publikun. Me Hamzën jemi takuar dy herë gjatë dimrit dhe kjo ishte hera e parë këtë verë,” u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Ai theksoi se, sipas bindjes së tij, ekziston vullnet për të vazhduar dialogun dhe se duhet të ketë optimizëm për arritjen e një zgjidhjeje.

“Për bindjen time, vullneti është aty. Atmosfera duhet të vazhdojë dhe duhet të jemi optimistë për rrugën përpara. Nuk është aspak e sigurt se numri 80 ose 81 garanton korumin e nevojshëm,” deklaroi ai.

Kurti komentoi edhe refuzimin e kryetarit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për t’u takuar me të, duke e cilësuar këtë si të papërshtatshme.

“Kur i përmenda numrat e deputetëve, nuk shtova edhe shtatë deputetët e AAK-së, pasi kryetari i saj nuk e ka konsideruar të nevojshme të takohet me mua. Edhe nëse nuk jemi bashkë në qeveri, jemi bashkë në institucione. Nuk është në rregull që një parti si AAK ta refuzojë takimin me partinë fituese. Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne. Tash jemi në fazën e konsultimeve me partitë opozitare,” tha Kurti.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy