Lajme

Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit për takim

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 09 July 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Në përgjigjen e publikuar nga Gjini në rrjetin social “Facebook”, thuhet se duke pasur parasysh qëndrimin e qartë dhe parimor të Aleancës, nuk e shohin të nevojshëm mbajtjen e këtij takimi.

“Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për formimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë. Kjo ofertë ka për qëllim që ta shtyjë përpara zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe, njëkohësisht, të mos e dërgojë vendin edhe njëherë në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Aleancës dërguar Kurtit.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy