Lajme

Filharmonia e Kosovës vjen me koncertin “Americana” për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 09 July 2026

Filharmonia e Kosovës, sonte nga ora 20:30 prezanton koncertin përmbyllës të sezonit artistik 2025/2026, i cili do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Nën titullin “Americana”, ky koncert i veçantë i kushtohet muzikës amerikane dhe shënon 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Programi sjell një udhëtim të pasur përmes tingujve, ritmeve dhe ngjyrave të traditës muzikore amerikane, me vepra nga disa prej kompozitorëve më të shquar të saj, përfshirë Leonard Bernstein dhe George Gershwin, në një performancë nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Toshio Yanagisawa.

-Advertisement-

Nga energjia e qyteteve amerikane te eleganca e muzikës simfonike, “Americana” pasqyron diversitetin kulturor, kreativitetin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që muzika amerikane ka pasur në skenën botërore. /Klankosova.tv

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy