Lajme

SHBA nis suĺme ndaj Iranit, shpérthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 08 July 2026

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin e mëtejshëm të kapaciteteve të tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet amerikane thanë se SHBA po e mban Iranin përgjegjës për agresionin e fundit, të cilin e cilësuan si të pajustifikuar, ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që po lundronin lirshëm në një nga rrugët ujore më të rëndësishme ndërkombëtare, raporton Euronewsalbania.

Sipas deklaratës, operacioni synon të reduktojë aftësitë e Iranit për të ndërmarrë veprime që rrezikojnë sigurinë e transportit detar dhe lirinë e navigimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për tregtinë globale dhe furnizimin me energji.

-Advertisement-

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit raportoi të mërkurën vonë se shpërthime u dëgjuan në Bandar Abbas, portin kryesor me flamur iranian në Ngushticën e Hormuzit.

Pati gjithashtu raportime për portin e Shirik, si dhe në provincat Chabahar, Konarq dhe Sistan e Baluchestan.

Një zyrtar amerikan i konfirmoi bombardimet Barak Ravind të Axios.
Nga ana e saj, agjencia Fars raportoi “disa shpërthime të dëgjuara në Iranin jugor”, rreth orës 23:15 (ora lokale, 22:15 në Greqi), në Bandar Abbas dhe Shirik.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy