Lajme

Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve rezultoi i rrejshëm, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 30 June 2026

Policia e Kosovës ka marrë sërish një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë i cili pas kontrolleve rezultoi të jetë alarm i rremë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana, ka bërë të ditur se pas trajtimit të rastit dhe kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

-Advertisement-

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, deklaroi Pllana për Infokus.

Policia ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar personat përgjegjës për lajmërimin e rrejshëm./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy