Abdixhiku nuk lëshon pe: Shtohet presioni për dorëheqje, degë të tjera pritet të kërkojnë zgjedhje të brendshme në LDK
Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 24 June 2026
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka dhënë shenja për dorëheqje nga posti i shefit të partisë. Duke injoruar kërkesat e tri degëve më të madhe të kësaj partie, ai ka kritikuar kryetarët ë tyre duke i quajtur sabotues.
Pas kërkesave për dorëheqje nga dega e LDK-së në Pejë, Lipjan, dhe dega e dytë në Prishtinë, sot dorëheqjen ia ka kërkuar edhe Hykmete Bajrami, njëra nga figura kryesor të kësaj partie.
Gazeta Nacionale ka mësuar se kërkesat për dorëheqje dhe zgjedhje të brendshme nuk do të ndalen.
Burimet e gazatës kanë bërë me dije se shumë degë tjera të partisë mendojnë se Abidxhiku duhet të jap llogari për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 7 qershorit.
Këto burime kanë treguar se sot dhe ditëve në vijim dorëheqjen Abdixhikut do ta kërkojnë edhe dega e LDK-së në Prizren, Rahovec dhe disa degë tjera.
Edhe analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar se dorëheqjen Abdixhikut do të ia kërkojnë edhe degët tjera të LDK-së.
“Fundin politik Lumirit nuk ia dëshiroj, por është koha që të bëjë një hap mbrapa. Kjo që po ndodh në LDK duket si akumulim i pakënaqësive për një kohë të gjatë. Tash doli Peja me Lipjanin, por pritet të dalë edhe dega e dytë e Prishtinës. Disa miq në LDK po më thonë se ka edhe të tjera”, ka thënë Deda në emisionin Politico.
Kërkesat e degëve
Brenda pake orëve dje në mbrëmje tri degë ia kanë kërkuar dorëheqjen kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Fillimisht, Dega e LDK-së në Pejë që kërkoi reflektim politik dhe përgjegjësi nga lidershipi. Pas analizës së rezultatit zgjedhor, Kryesia e kësaj dege deklaroi se “me shumicë votash” ka kërkuar dorëheqjen e udhëheqjes.
“Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhej në reagimin e degës së Pejës.
Më pas, me një deklaratë të gjatë dhe të argumentuar politikisht, Dega e LDK-së në Lipjan kërkoi drejtpërdrejt dorëheqjen e Abdixhikut. Kryesia e kësaj dege vlerësoi se rezultati zgjedhor në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale.
“Kryesia e Degës vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale. Ai paraqet edhe një reflektim të gjendjes, organizimit, funksionimit dhe kapacitetit politik të partisë në nivel qendror”, thuhej në deklaratë.
Më pas, dorëheqjen ia ka kërkuar edhe Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë. Kurse sot dorëheqjen ia ka kërkuar edhe deputetja Hykmete Bajrami.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se LDK ka nevojë për zgjedhje të reja.
“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme. Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruara ai.

T� tjera
-
Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore
Me pranga në duar ka dalur nga gjykata ish-vjehrra e Arlindja Zekajt. Nurije...
-
Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për r...
-
Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme n...
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...


































