Çfarë ndodhi mbrëmë në LDK?
Autori: Rona Veseli
10:58 | 24 June 2026
Mbrëmë, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës shpërtheu një debat i madh që po trondit partinë më shumë se kurrë pas zgjedhjeve të fundit.
Ajo që për muaj të tërë është diskutuar në heshtje nëpër korridore partiake, takime të mbyllura e biseda mes strukturave të LDK-së, tashmë është bërë publike dhe po zhvillohet para syve të gjithë opinionit.
Brenda pak orësh, tri degë të rëndësishme të LDK-së kanë kërkuar hapur dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke e bërë të qartë se pakënaqësitë ndaj lidershipit aktual nuk po fshihen më.
Fillimisht ishte Dega e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti, e cila kërkoi dorëheqjen e Abdixhikut si standard të përgjegjësisë politike pas rezultateve zgjedhore.
“Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”, thuhej në qëndrimin e Degës së LDK-së në Lipjan.
Më pas erdhi reagimi nga Peja, një prej degëve më të fuqishme të LDK-së, ku Kryesia kërkoi reflektim dhe marrje të përgjegjësisë nga udhëheqja e partisë.
“Me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë. Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik”, thuhej në reagimin e Degës së LDK-së në Pejë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kërkesës iu bashkua edhe Dega e Dytë në Prishtinë, e cila jo vetëm që kërkoi largimin e Abdixhikut, por foli edhe për nevojën e një lidershipi të ri, energjive të reja dhe një riorganizimi të plotë të partisë.
“LDK-ja duhet ta rikthejë veten me energji të reja, me lidership të ri, me struktura të rifuqizuara dhe me një bashkim të vërtetë”, vlerësohej në reagimin e Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë.
Mesazhi i tyre është i qartë.
Sipas tyre, tri palë zgjedhje pa arritur rezultatin e dëshiruar nuk mund të kalojnë pa pasoja politike dhe përgjegjësia duhet të nisë nga maja e partisë.
Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga Ferizaj.
Kryetari i Degës së LDK-së në këtë komunë, Visar Azemi, ka dalë hapur në mbështetje të Abdixhikut dhe ka akuzuar kritikët se po përpiqen ta dëmtojnë LDK-në nga brenda.
Sipas tij, rezultatet e dobëta në disa degë nuk mund të maskohen duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë.
Azemi thotë se secili duhet fillimisht të japë llogari para anëtarësisë së vet dhe të pyesë veten nëse ka bërë mjaftueshëm për ta forcuar LDK-në.
“Ata që me të vërtetë e duan LDK-në, sot kanë një detyrë: ta forcojnë atë, jo ta lodhin me konflikte të pafundme”, ishte mesazhi i kryetarit të Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, i cili akuzoi kritikët se po e dëmtojnë partinë nga brenda.
Në krah të Abdixhikut ka dalë edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.
Sipas Feratit, përgjegjësia për rezultatet zgjedhore nuk mund të kërkohet vetëm në qendër.
Ai thotë se kryetarët e degëve, veçanërisht ata që udhëheqin edhe komuna, kanë përgjegjësi direkte për rezultatet dhe moralisht duhet të fillojnë nga vetja para se të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë.
“Moralisht do të duhej të fillohej nga vetja, para se të kërkohet përgjegjësi te dikush tjetër”, ishte përgjigjja e kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ndaj atyre që po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë.
Kështu, përplasja brenda LDK-së po bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Njëra palë thotë se partia ka nevojë për ndryshim në krye dhe për një fillim të ri.
Pala tjetër argumenton se pas këtyre lëvizjeve fshihen përpjekje për përçarje dhe dobësim të LDK-së në një moment të rëndësishëm politik.
Ndërkohë, vetë Lumir Abdixhiku e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet.
“E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë”, ishte mesazhi i Lumir Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje.
Por reagimi i tij kulmoi me një pyetje që tashmë po qarkullon gjerësisht në opinion:
“Ndjej vetëm keqardhje që në momentet më të rëndësishme të LDK-së dhe të vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?”, tha ai./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore
Me pranga në duar ka dalur nga gjykata ish-vjehrra e Arlindja Zekajt. Nurije...
-
Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për r...
-
Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme n...
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
































