Lajme

Gjilan: Një person sulmohet në kokë me shufër hekuri

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 24 June 2026

Në Gjilan, një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me një burrë është sulmuar fizikisht nga ky i fundit.

Sipas raportit policor, i dëmtuari ka denoncuar se i dyshuari e ka goditur disa herë në kokë me shufër hekuri, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Me 23.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar dhe ky i fundit e ka sulmuar me shufër hekuri disa herë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton e Policisë.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy