Lajme

Për pesë muaj e gjysmë mbi 4 mijë lindje në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 18 June 2026

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka realizuar 4,423 lindje gjatë periudhës janar – 15 qershor 2026.

Sipas të dhënave të klinikës, 3,090 prej lindjeve kanë qenë spontane, ndërsa 1,333 janë kryer me prerje cezariane.

Gjatë kësaj periudhe, në klinikë janë trajtuar edhe foshnjat e lindura para kohe. Nga gjithsej rastet e trajtuara, 318 foshnja  janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas kujdesit intensiv dhe trajtimit të specializuar.

-Advertisement-

“Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, të përbërë nga mjekë specialistë, infermierë dhe mamitë, të cilët çdo ditë punojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar siguri dhe kujdes cilësor për nënat dhe foshnjat.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga kontrollet gjinekologjike, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, përcjellja e shtatzënisë, lindjet normale dhe operative, deri te kujdesi pas lindjes dhe trajtimi i rasteve më komplekse obstetrike e gjinekologjike”, thuhet në njoftim.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy