Lajme

Policia bastis një kafiteri në Prizren, sekuestrohet një armë

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 18 June 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur një kafiteri mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, nën dyshimin se pronarët e lokalit shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë.

Në njoftimin e PK’së thuhet se gjatë bastisjes, është gjetur një pistoletë e llojit “SIG” me nëntë fishekë, ndërkaq narkotikë nuk janë ngjetur, shkruan Insajderi.

“I dyshuari D.P. është intervistuar për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Policia thotë se I dyshuari është liruar në procedure të rregullt.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy