Lajme

Rama i reagon Muratit: Me punu s’po ja u don, për me blloku, çoheni edhe natën

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 17 June 2026

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha se Rama e ka shkelur ligjin me kontratat me operatorë privatë për autobusët elektrikë dhe tramat.

Rama e ka quajtur Muratin “bllokues”

U lajmëru bllokuesi!  Me punu s’po ja u don. Po për me blloku, çoheni edhe natën”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Sipas Muratit, Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nëshkruar në lidhje me këtë çështje, “është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat”, shkruan Reporteri.net.

Murati ka theksuar se ofrimi i shërbimeve publike me operatorë privatë duhet bërë me procedurat e Ligjit për Partneritet Publiko-Privat.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin veprime.

“Organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike”, ka shkruar Murati.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy