Lajme

Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: “Kosova ka qenë dhe do të mbetet mbi të gjitha

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 17 June 2026

Daut Haradinaj ka bërë të ditur se do ta lirojë pozitën e deputetit, duke përmbushur premtimin e dhënë më herët për t’u lënë hapësirë kolegëve të tij, ndërsa ka theksuar se angazhimi i tij për Kosovën do të vazhdojë edhe jashtë Kuvendit.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që i kanë besuar dhe e kanë përzgjedhur si përfaqësues të tyre, duke nënvizuar se zëri i tij nuk do të kufizohet vetëm në foltoren e Kuvendit

“Zëri im do të jetë i pranishëm kudo ku kërkohet angazhim për Kosovën, për interesin e qytetarëve dhe për të ardhmen që e duam të gjithë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Haradinaj ka bërë të ditur se vendimin për lirimin e mandatit e merr me bindjen se përgjegjësia dhe kontributi ndaj vendit nuk maten vetëm me një pozitë, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë aktiv në mbështetje të vlerave kombëtare, historisë dhe çdo kauze që i shërben Kosovës

Ai ka theksuar se për të, Kosova mbetet mbi çdo gjë.

“Për mua, Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbi të gjitha. Faleminderit për besimin”, ka përfunduar Daut Haradinaj

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy