Lajme

Deputetët e ardhshëm të VV-së, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës: Kush fitoi e kush mbetet jashtë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 17 June 2026

Emrat e përfaqësuesve të popullit në organin më të lartë legjislativ në vend pothuajse janë bërë të qartë.

Me numërimin e mbi 97 për qind të votave në tërësi, procesi po shkon drejt fundit dhe tashmë dihet për numrin e mandateve në secilën parti politike.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse apo 47.15 për qind të votave.

-Advertisement-

Në krye janë ata që kanë qenë të parët në listë, ndërsa ka emra të rinj që do të jenë për herë të parë në Kuvend, por megjithatë dikush e ka humbur mandatin, si ish-ministrja Rozeta Hajdari, Fatos Geci e Naim Bardiqi.

Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, ka 22 mandate apo 19.45%

Kreu i partisë është i pari dhe pas tij janë dy prej emrave që janë votuar më së shumti në dy palë zgjedhjet e fundit, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, pasuar me kandidatët që kanë qenë deputetë në legjislaturën e kaluar.

Kësaj radhe ka arritur të sigurojë ulëse edhe Eliza Hoxha, e cila më 28 dhjetor nuk u bë deputete.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 18 ulëse apo 16.71 për qind.

Përveç ish-presidentes Vjosa Osmani e cila futet në Parlamentin e Kosovës, krah saj do të jenë edhe ish-deputetët e kësaj partie politike që kishin siguruar mandate edhe në zgjedhjet e kaluara.

Në mesin e ardhjeve të reja te ky subjekt politik pas ribashkimit, e vetmja që ka siguruar ulëse është Albena Reshitaj.

Kësaj radhe, edhe Paris Guri ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, raporton Klankosova.tv

Aleanca do të futet në Kuvend me shtatë deputetë apo 6.62 për qind pas rritjes në zgjedhjet e 7 qershorit.

Megjithatë, emrat pritet të ndryshojnë sepse kandidati i kësaj partie për kryeministër, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se do ta lëshojë karrigen e deputetit. Njësoj do të veprojë edhe Daut Haradinaj.

Se kush janë të gjithë kandidatët që pritet të bëhen deputetët e ardhshëm të Kosovës mund t’i gjeni në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy