Lajme

Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës e Dejona Mihalit: Duhet me i heq ata që shiten si të popullit e punojnë kundër tij

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 16 June 2026

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, një intervistë për T7 ka folur për përplasjet e tij të fundit me figura të Lëvizjes Vetëvendosje pas aksidentit të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbeti i vdekur një person.

Rama ka thënë se është detyrë e tij që t’i ekspozojë ata që mashtrojnë e që punojnë kundër popullit.

“Ne duhet me e shty vendin përpara. Duhet me i heq ata që shiten që janë të popullit por punojnë kundër popullit. Është detyrë e imja me i ekspozu të gjithë që rrejnë e mashtrojnë. Me i tregu popullit që janë duke u mashtru që votojnë njerëz që s’ja dojnë të mirën këtij vendi.”, ka thënë Rama për T7.

-Advertisement-

“Sëbashku me qytetarët dhe të gjithë Kosovën t’i japim vendit një kahje më pozitive, sepse kemi njerëz që duan dhe dijnë”, ka shtuar ai.

Sa i përket ministrit në detyrë Dimal Basha dhe deklarimeve të bëra nga Dejona Mihali, Rama ka thënë se është duke përgatitur padi.

“Ata mashtrojnë dhe rrejnë. Jam tu e përgatit padinë ndaj tyre. Uroj që gjykatat të marrin hapa shumë të shpejt”, ka thënë kreu i Prishtinës.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy