Gjykata cakton nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
16:32 | 16 June 2026
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri Sh.O., ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe ndaj të dyshuarës A. O. (nëna) për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë”.
Në njoftim thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
I pandehuri Sh. O. dhe i mituri A:O. më datë 14.06.2026, në fshatin Kobaj, Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje dhe me dashje privojnë nga jeta viktimën A.O. dhe me atë rast vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit I.O., të shtyrë nga e dyshuara A.O. nëna të pandehurve, në atë mënyrë që pas një konflikti të mëhershëm të lindur nga mosmarrëveshjet, fillimisht përfshihen në një konflikt verbal e më pas fizik me viktimat A.O. dhe I.O., të cilët përdorin mjete të mprehta – thika, i sulmojnë dhe i godasin ata. Si pasojë e goditjeve të marra me thikë në pjesën e gjoksit, viktima A.O. ndërron jetë, ndërsa i dëmtuari I.O. pëson lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, për çka është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Duke marrë parasysh provat materiale, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare, dhe të pandehurit me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të fshihen apo jepen në arrati, apo të ndikojnë në dëshmitarë dhe në prova,, duke pamundësuar zhvillimin e rregullt të procedurës penale, në këtë rast caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, po ashtu mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, me këmbëngulësi dhe vendosmëri të pandehurit Sh.O., dhe i mituri A.O,, të shtyrë nga e pandehura A.O. (nëna e tyre), duke përdorur mjetet të mprehta përfshihen në një konflikt fillimisht verbal dhe pastaj fizik, me viktimën A.O., dhe të dëmtuarin I.O., si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta, viktima A.O., ndërron jetë në vendin e ngjarjes, kurse i dëmtuari I.O., merr lëndime trupore, këto tregojnë se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i lartë që mund të përsëriten vepra penale të kësaj natyre.

T� tjera
-
PDK reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës, Tahiri: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit...
-
Partia e Netanyahut kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, i drejtohet gjykatës
Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar rezu...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton për ndërprerjen e shërbimeve konsullore gjatë festave
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se shërbimet e rre...
-
Rrahmani: Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro, ka harru qysh jetojnë qytetarët
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidh...
-
Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cil...
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhu*nës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me B...
-
Kërkesa e Kosovës për statusin e kandidatit, Kurti shpreson që Këshilli në dhjetor t’i kërkojë opinion Komisionit Evropian
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e marrjes së statusit të vendit ...
-
Sulmi fizik në asamblenë e Mitrovicës, jep versionin e tij Faton Peci
Situata është tensionuar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një përp...
-
Skenat në asamblenë e Mitrovicës, flet Arian Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahir ka reaguar pas konfliktit fi...
-
Ambasada e Francës njofton: Aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online
Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i ...
-
KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë
Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ushtarët e tij vazhdojnë të jenë të ang...
-
Rrënimet në Ujman, Prattipati takohet me Pacollin, ambasada e SHBA-së jep detaje
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua...



































