Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 16 June 2026
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e Millorad Dodik kundër një vendimi të gjykatës së Bosnjës, e cila vitin e kaluar e dënoi me burgim dhe e shkarkoi nga detyra e presidentit të entitetit serb Republika Sërpska.
Gjykata në Strasburg konfirmoi të martën për Radion Evropa e Lirë (REL) se vendimi u mor nga një gjyqtar i vetëm në maj.
Dodik u ankua në janar në gjykatën e Strasburgut duke pretenduar se të drejtat e tij ishin shkelur nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, e cila në verën e vitit 2025 e dënoi atë me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës për gjashtë vjet, për shkak se i kishte shpërfillur vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje.
Në përgjigjën për REL-in gjykata e Strasburgut nuk tregoi arsyet e hollësishme për refuzimin e ankesës së Dodikut, por theksoi se arsyet shpjegohen në vetë vendimin, i cili u nxor në përputhje me Rregullin 52A të gjykatës.
Rregulli 52A i lejon një gjyqtari të vetëm ta rrëzojë një ankesë si të papranueshme në fazën fillestare të procedurave, pa një shqyrtim të hollësishëm të meritave.
Vendime të tilla janë përfundimtare, merren me një shpjegim të shkurtër dhe nuk ka të drejtë ankese kundër tyre.
Gjykata thekson se vendimi, së bashku me arsyetimin e gjyqtarit, iu dorëzua ankuesit ose përfaqësuesit të tij ligjor, dhe i shpjegoi REL-it se ka disa arsye pse një ankesë mund të refuzohet, në përputhje me udhëzimet për pranueshmërinë e përdorura nga Gjykata.
Dokumenti sqaron se Gjykata i refuzon kërkesat, ndër të tjera, nëse mjetet juridike të brendshme nuk janë shteruar, nëse ato paraqiten jashtë afatit të caktuar kohor ose nëse Gjykata i konsideron ato qartësisht të pabazuara.
Gjithashtu, Gjykata nuk do ta shqyrtojë një çështje nëse ajo nuk bie brenda juridiksionit të Konventës ose nëse ankuesi nuk ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Ky vendim vjen pasi kjo gjykatë ia kishte hedhur poshtë një kërkesë të mëparshme Dodikut.
Në prill Dodik kishte kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të vendimeve të gjykatave vendase në Bosnje kundër tij.
Kërkesa ishte paraqitur sipas Rregullit 39 të Rregullores së Gjykatës, i cili zbatohet vetëm në raste të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm i dëmit të pariparueshëm ndaj të drejtave themelore.
Dodik u largua nga posti i presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, në fund të vitit të kaluar, pasi dënimi i tij u konfirmua nga institucionet e brendshme gjyqësore./REL/

T� tjera
-
PDK reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës, Tahiri: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit...
-
Partia e Netanyahut kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, i drejtohet gjykatës
Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar rezu...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton për ndërprerjen e shërbimeve konsullore gjatë festave
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se shërbimet e rre...
-
Rrahmani: Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro, ka harru qysh jetojnë qytetarët
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidh...
-
Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cil...
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhu*nës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me B...
-
Kërkesa e Kosovës për statusin e kandidatit, Kurti shpreson që Këshilli në dhjetor t’i kërkojë opinion Komisionit Evropian
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e marrjes së statusit të vendit ...
-
Sulmi fizik në asamblenë e Mitrovicës, jep versionin e tij Faton Peci
Situata është tensionuar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një përp...
-
Skenat në asamblenë e Mitrovicës, flet Arian Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahir ka reaguar pas konfliktit fi...
-
Ambasada e Francës njofton: Aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online
Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i ...
-
KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë
Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ushtarët e tij vazhdojnë të jenë të ang...
-
Rrënimet në Ujman, Prattipati takohet me Pacollin, ambasada e SHBA-së jep detaje
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua...



































