Lajme

Ejupi për deklaratat e Leart Hoxhës: Pretendimet kërkojnë fakte, jo aludime

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 15 June 2026

Burim Ejupi nga INDEP ka reaguar lidhur me debatin e ditëve të fundit të nxitur pas deklaratave publike të gazetarit Leart Hoxha, i cili pretendoi se një kandidate për deputete kishte shpenzuar shuma të mëdha parash për promovim gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi publik, ai ka theksuar se në një shoqëri demokratike barra e provës i takon atij që bën akuzën dhe jo personit ndaj të cilit drejtohen pretendimet.

“Në vendet demokratike barra e provës bie mbi atë që akuzon, jo mbi të akuzuarin”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas tij, ajo që po ndodh ditët e fundit është se një pretendim i bërë pa fakte konkrete dhe pa emra të përveçëm po trajtohet si i mirëqenë nga një pjesë e opinionit publik.

“Ajo që po ndodh tash e disa ditë është se një akuzë, pa fakte dhe pa emra të përveçëm, po merret si e mirëqenë, bazuar vetëm në pretendimin se një gazetar ka thënë që një kandidate për deputete ka paguar dikë për promovim nëpër debate”, ka deklaruar ai.

Drejtori i INDEP ka vlerësuar se në raste të tilla nuk duhet të kërkohet nga personat e përmendur apo të aluduar që të dëshmojnë pafajësinë e tyre, por nga ai që ka bërë pretendimin të paraqesë prova për atë që thotë.

“Nëse dikush duhet të japë shpjegime, ai është personi që e ka bërë pretendimin, jo personat ndaj të cilëve është bërë ai pretendim. Është përgjegjësi e akuzuesit të paraqesë prova dhe të mbështesë pretendimet e veta”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se qasja e kundërt bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, një nga shtyllat themelore të sistemeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Sipas tij, praktika e akuzimit pa prova dhe vendosjes së barrës së mbrojtjes mbi të akuzuarin është karakteristikë e regjimeve jodemokratike, duke përmendur si shembuj përvoja historike në Evropë dhe periudhën e regjimit komunist në Kosovë./GazetaInfokus

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy