Sindikatat e RTK-së: Nëse deri të premten nuk ka veprime për pagat, nga e hëna protestojmë
Autori: Gazeta inFokus
14:43 | 09 June 2026
Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë protestuar të hënën para objektit të RTK-së, duke shprehur pakënaqësinë për mospagesën e plotë të pagave. Përfaqësuesit sindikalë kërkuan nga Bordi dhe Menaxhmenti që të sigurojnë menjëherë pagesën e plotë të pagave, ndërsa paralajmëruan vazhdimin e protestave dhe veprimeve të tjera sindikale nëse deri të premten nuk ofrohet një zgjidhje konkrete.
Në emër të tri sindikatave të RTK-së, Veton Rugova tha se protesta është organizuar për të mbrojtur dinjitetin e punëtorëve dhe të drejtën e tyre për paga të plota.
“Sot tri sindikatat e RTK-së janë bashkë për të protestuar për mospagesën e plotë të pagës nga RTK-ja. Kjo nuk është çështje e një grupi. Kjo është çështje e çdo punëtori që me mund dhe përkushtim ka dhënë kontributin e tij për këtë institucion. Ne sot jemi mbledhur këtu për të mbrojtur dinjitetin tonë si punëtorë.. Sot, pikërisht ata njerëz që kanë mbajtur RTK-në në këmbë, po përballen me pasiguri për pagat e tyre. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme. Pas çdo punëtori të RTK-së qëndron një familje. Paga nuk është luks. Paga është mjeti me të cilin mbajmë familjet tona dhe sigurojmë jetesën. Ne nuk kërkojmë privilegje. Nuk kërkojmë favore. Kërkojmë vetëm atë që na takon me ligj”, tha Rugova.
Ai theksoi se punëtorët nuk janë përgjegjës për krizën financiare në institucion dhe kërkoi llogaridhënie nga drejtuesit e RTK-së.
“Duhet të thuhet qartë: punëtorët nuk janë shkaktarë të kësaj krize. Ata nuk kanë menaxhuar financat, nuk kanë marrë vendime për buxhetin dhe nuk mund të paguajnë çmimin e gabimeve të të tjerëve. Prandaj, sot kërkojmë përgjegjësi nga ata që kanë pasur detyrimin ta drejtojnë dhe ta mbrojnë këtë institucion. Heshtja, vonesat dhe mungesa e veprimit nuk janë zgjidhje. Punëtorët meritojnë përgjigje dhe meritojnë paga. I bëjmë thirrje Bordit dhe Menaxhmentit që menjëherë të sigurojnë pagesën e plotë të pagave dhe të japin një përgjigje të qartë për punëtorët. Ne do të presim deri të premten për një reagim konkret dhe për zgjidhjen e kësaj situate.Por, le të jetë e qartë për të gjithë: nëse deri të premten nuk ka veprime konkrete nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, atëherë nga e hëna do të vazhdojmë me protesta dhe veprime të tjera sindikale. Nuk do të ndalemi derisa të drejtat e punëtorëve të respektohen dhe derisa secili punëtor të marrë atë që i takon”, tha ai.
Mbështetje për protestën shprehu edhe kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili kritikoi menaxhimin e situatës dhe trajtimin e mediumit publik.
“Është për keqardhje që është hera e sata herë që brenda një kohe të shkurtër punonjësit e RTK-së mbesin pa paga apo me vonesë. Këtë e shohim si mungesë e përgjegjësisë së menaxhimit së RTK. E ftojmë bordin dhe menaxhmentin qe të bëjnë të gjitha përpjekjet që situata si kjo të mos përsëriten, që të kujdesen që të paguhen për punën që bëjnë dhe të jenë transparent me punëtorët qe këto kriza si kjo të shmangen. Të gjitha problemet e fundit të RTK-së lidhen me mënyrën se si Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kurti e ka trajtuar mediumin publik, me ndarjen të vetëm 8.9 milion euro nga thuajse 22 milion sa i takojnë. Kjo parti politike ka dashur që ta mbaje nën kontroll politik RTK-në dhe fatkeqësisht e ka arritur një masë të madhe ku së fundmi një pjesë e mirë, sidomos lajmeve qendrore janë shndërruar në elemente propaganduese për VV-në dhe RTK-në. I ftojmë kolegët e RTK në rast të presioneve që i dimë që ndodhin, politike brenda dhe do vazhdojmë t’i përkrahim deri në fund”, tha Rexha.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, k...
-
Mediat serbe i rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin e emisionit rus, tani s’ka gjurmë nga ai
Për vite me radhë, Zvonko Veselinoviq iu shmang syrit të publikut. Megjithatë...
-
KFOR sjell ushtarakë të Ushtrisë së Serbisë në shtabin e tyre në Prishtinë, çfarë thuhet në komunikatë për takimin
Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të...
-
Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin katër ministri
Partia Yashar e Gadi Eisenkot dhe partia Demokratët e Yair Golan kanë arritur...
-
Procesi Brdo-Brijuni në Ohër, Serbia e çon U.D. Presidentin Çupiq, nga Kosova ka udhëtuar Presidentja Shiroka-Pula
Kryetari i Kuvendit Kombëtar dhe ushtruesi i detyrës së Presidentit të Serbis...
-
Plani i Naim Murselit për likuidimin e Liridonës…detaje nga aktgjykimi i Apelit që e la në burgim të përjetshëm bashkë me Plavën dhe 30 vjet burgim Kokallës
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet e shkallës së parë me burgim ...
-
Rama i tregon punët e kryëra në Komunën e Prishtinës, Kurtin e godet për urën e Saradranit dhe “digën” e Lupçit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po vazhdon të jetë aktiv në rrjete soci...
-
Ferizaj, shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas dhe e kanosi me jetë, 40-vjeçari dërgohet në mbajtje
Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i ngacmimit dhe ...
-
Kur do të publikohet aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së? Flasin nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale thotë në një përgjigje për Gazetën Express se po e përgatit ...
-
Kuvendi e ndan buxhetin, 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Një buxhet prej 61 mijë eurosh është paraparë për Komisionin që do të merret ...
-
Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
Ka artistë që nuk i përkasin vetëm një kohe, por mbeten përgjithmonë në kujte...
-
“Nana e baballarë, ju lutem, këshilloni fëmijët tuaj se munden me u bo pishman” – Eman Rrahmani tejet i shqetësuar për çështjen e sterilizimit
Eman Rrahmani ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me çështjen e sterilizimit...







































