Lajme

Arrestohet në Jarinjë një i dyshuar për djegien e një veture në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 04 June 2026

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer veprën penale të shtytjes në zjarrvënie.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 16 nëntor të vitit 2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

Për këtë rast, është arrestuar i dyshuari i dytë, B.H, 37-vjeçar.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, arrestimi i tij është bërë në pikën kufitare të Jarnijes.

“Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”, thuhet në njoftim.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy