Lajme

Largohet tabela e Zoran Gjingjiqit, që u vendos nga Fitore Pacolli dje

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 04 June 2026

Tabela me emrin e Zoran Gjingjiqit, e cila u vendos dje në veri të Mitrovicës pranë tabelës “Isa Boletini”, është zhvendosur këtë mëngjes nga vendi i saj në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit.

Tabelat me emrat e rinj të rrugëve, sipas emrave të Boletinit dhe Gjingjiqit, u vendosën dje nga Ministrja e Planifikimit Hapësinor në mandatin teknik, Fitore Pacolli, duke deklaruar se emrat e rinj u zgjodhën në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.

Ndërsa sot, siç raporton mediumi në gjuhën serbe Kosovo-online, tabela me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë nuk gjendet aty ku ishte vendosur dje.

-Advertisement-

Nuk dihet se kush e ka hequr tabelën.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy