Lajme

“Kandidati që sheh realitetin nga afër”, Përkrahje e madhe nga Imer Mushkolaj për 41 e LDK-së, Festim Kabashi

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Festim Kabashi, m numrin 41 ka marrë vlerësime pozitive për qasjen e tij aktive dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Në emisionin “Debat Plus”, analisti Imer Mushkolaj, ngriti lart Kabashin duke thënë se ai nuk e kufizon aktivitetin e tij vetëm në takime politike, por viziton vendin e ngjarjes dhe monitoron situatën nga afër, duke ofruar një perceptim të qartë të gjendjes reale.

“Më ka pëlqyer mënyra se si ka provuar me dekonstruktuar situatat në vendin e ngjarjes, ato që qeveria thotë që e ka kry ose që është gjendja mirë e unë mendoj që kjo është edhe puna e kandidatëve për deputet”, vlerësoi Mushkolaj.

-Advertisement-

Vlerësimet shtojnë se kjo qasje, e kombinuar me përvojën e tij si ish-gazetar, i mundëson Kabashit të vlerësojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë gjendjen në terren, duke reflektuar mbi premtimet dhe deklaratat e qeverisë.

“Po duke qenë ish-gazetar, kemi nevojë që të shkojmë në vendin e ngjarjes dhe të shohim gjendjen edhe me pa se qysh është gjendja përnime ndërkohë që premtimet ose deklaratat qeverisëse janë se gjithçka është në rregull për shumicën prej tyre”, përfundon vlerësimi.

Ky përkushtim i Festim Kabashit është parë si një element që i jep qytetarëve besim dhe siguri në punën dhe seriozitetin e kandidatit për deputet.

Ndryshe Festim Kabashi kandidon për deputet me numrin 41 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të shihni videon:

 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy