Lajme

Përkrahje e madhe për Gentrit Murselin: Imer Mushkolaj dhe Ermal Panduri kërkojnë të votohet 68-shi i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 03 June 2026

Në emisionin “Debat Plus”, analisti Imer Mushkolaj dhe moderatori Ermal Panduri ngritën lart kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gentrit Murselin, me numrin 68, duke theksuar kauzën e tij, përkushtimin në fushatë dhe punën e vazhdueshme për qytetarët.

Mushkolaj përmendi kauzën kryesore të Murselit: themelimin e një qendre nacionale për rehabilitimin e personave të varur nga droga, duke treguar angazhimin e tij për të rinjtë dhe komunitetin.

Panduri shtoi se kandidati nga Gjilani ka bashkëpunuar me organizata joqeveritare për të përmirësuar infrastrukturën, si trotuaret për personat me aftësi të kufizuara, dhe se puna e tij për qytetarët vazhdon pa ndërprerje.

-Advertisement-

Të dy e përshkruan Murselin si një kandidat me kauza të qarta dhe që meriton vëmendjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit./GazetaInfokus</p

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy