Lajme

Alisa Jetullahu: Gjenerata jonë nuk po kërkon të flasë më shumë, por të dëgjohet

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 03 June 2026

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alisa Jetullahu, është prezantuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si kandidatja më e re në listën zgjedhore të kësaj partie, me numrin 99.

Para mbështetësve, Jetullahu u shpreh e emocionuar për përkrahjen që po merr nga qytetarët, duke thënë se ndihet e përulur para dashurisë dhe besimit të tyre.

“Ndjehem e përulur para dashurisë dhe përkrahjes tuaj. Ua kthefsha 99 herë ma mirë”, deklaroi ajo.

-Advertisement-

Në fjalimin e saj, Jetullahu theksoi se të rinjtë kanë nevojë të dëgjohen dhe të kenë mundësi të kontribuojnë në vendimmarrje.

“Gjenerata jonë nuk po kërkon me fol më shumë, po kërkon me u dëgju”, tha kandidatja e LDK-së.

Ajo falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë tubimit.

“99 mijë herë faleminderit prej zemre, ju dua shumë”, u shpreh Jetullahu.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy