Lajme

Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosova, kjo është mosha e tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 03 June 2026

Një ngjarje e rëndë raportohet pasditen e kësaj të mërkure në bregdetin e Shëngjinit, më konkretisht te Rana e Hedhun.

Sipas informacioneve paraprake, pesë të rinj (shokë me njëri-tjetrin) shfrytëzuan një moment për t’u larë në det, pa e ditur se moti i keq do shkatërronte gjithçka…

Edhe pse pritet një konfirmim zyrtar nga ana e Policisë, dyshohet se dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Lezhës.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për djem të moshës 20 deri në 25 vjeç, shtetas nga Kosova.

“Kanë kërkuar ndihmë, aty pranë kanë qenë disa punonjës që po merreshin me disa përgatitje për një festival që do mbahet brenda pak ditësh. Të rinjtë janë nxjerrë pa ndjenja nga deti, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën në spital”, raporton Klan News.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy