Lajme

Besim Hoxha: Kosova ndryshon kur qytetarët vendosin të ecin përpara

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hoxha, ka bërë thirrje për angazhim qytetar dhe mbështetje për vizionin e tij për zhvillimin e vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Hoxha ka theksuar se ndryshimi në Kosovë nuk vjen nga pritja, por nga veprimi dhe vendosmëria e qytetarëve për të ecur përpara.

“Kosova nuk ndryshon duke pritur. Kosova ndryshon kur qytetarët vendosin të ecin përpara”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Sipas Hoxhës, prioritetet kryesore mbeten krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë, rritja e mbështetjes për familjet dhe nxitja e zhvillimit ekonomik e social në çdo qytet dhe fshat të vendit.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkojnë zërin e tyre me vizionin për një Kosovë më të fortë, duke theksuar se progresi kërkon pjesëmarrje dhe angazhim të përbashkët./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy