Musliu: Dallimi mes Thaçit dhe Kurtit është se ky i pari ka historinë pas vetes, ndërsa i dyti ka përçarjen dhe dhunën
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 03 June 2026
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një krahasim të ashpër mes ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se dallimi mes tyre është “jashtëzakonisht i madh”.
Sipas saj, emri i Thaçit lidhet me sakrificën, lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa emri i Kurtit, sipas Musliut, lidhet me dhunën, përçarjen dhe mashtrimin.
“Dallimi në mes të presidentit Thaçi dhe Albin Kurtit është jashtëzakonisht i madh. Hashim Thaçit i shkon mbrapa historia, ndërsa Albin Kurtit mbrapa i shkon dhuna, përçarja, shkatërrimi i shtetit, mashtrimi dhe gënjeshtra”, ka deklaruar Musliu.
Ajo ka thënë se rrugëtimi politik i Thaçit karakterizohet nga angazhimi për liri dhe shtetndërtim.
“Nëse ndalemi dhe e shohim historikun dhe rrugëtimin e presidentit Thaçi, ai është sakrificë, angazhim dhe kontribut për liri, për shtetndërtim dhe sot kur flasim ai po e mbron lirinë e Kosovës në Hagë”, u shpreh ajo.
Duke folur për kryeministrin Kurti, Musliu tha se pavarësisht besimit që ka marrë nga qytetarët, ai ende nuk ka arritur të shkëputet nga, siç e quajti ajo, “petku i dhunës dhe përçarjes”.
“Albin Kurti, me krejt këtë besim që ia kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës, ende nuk po mundet me dalë nga ai petk ose nga ai mbështjellës që e ka pasur të dhunës, përçarjes, mashtrimit dhe shkatërrimit të vendit”, deklaroi Musliu./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Ambasadori Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pj...
-
“Sot 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, djemtë po rriten pa nënë”, dedikimi i vëllait të Liridonës në përvjetorin e saj
Tre vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka nd...
-
Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka parandaluar një vras...
-
Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë
Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të he...
-
Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka sfiduar Qeve...
-
21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇ...
-
Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve...
-
Gjashtë persona kapen nga policia në Kaçanik – çfarë ndodhi pas mosmarrëveshjes në një kafeteri?
Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me t...
-
Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Krye...
-
Përgatitje e vra*sjes së rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima
Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përgatitje të v...
-
Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet
Një foshnjë rreth njëmuajshe, e gjinisë femërore, është dërguar pa shenja jet...
-
Borë në gjithë Kosovën, rrugët të kalueshme, shoferëve u rekomandohet kujdes
Të reshura bore kishte në gjithë Kosovën, por rrugët janë të kalueshme.Disa n...

































