Lajme

99-shi i LDK-së përkrah kandidatët për deputet nga Podujeva: Një Llap një qëllim

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 03 June 2026

Alisa Jetullahu  kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 99, ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të denjë të rajonit të Llapit në institucionet e vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi, Jetullahu ka vënë në pah bashkëpunimin dhe angazhimin e kandidatëve që vijnë nga ky rajon, duke thënë se synimi i përbashkët është të përfaqësojnë me dinjitet interesat dhe nevojat e qytetarëve.

“Katër kandidatë. Një Llap. Një qëllim. Ta përfaqësojmë me dinjitet zërin e njerëzve tanë”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Sipas Jetullahut, përkushtimi ndaj qytetarëve dhe puna për zhvillimin e rajonit mbeten prioritetet kryesore, ndërsa ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Më 7 qershor, bashkë vazhdojmë përpara”, ka përfunduar kandidatja e LDK-së, duke shprehur besimin se qytetarët do të mbështesin vizionin e saj dhe të ekipit që përfaqëson Llapin.

Ndryshe Alisa Jetullahu kandidon me numër 99 në listën zgjedhore të LDK-së./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy