Lajme

Besim Hoxha: Mbështetja e qytetarëve të Vitisë është motivim për të punuar edhe më shumë

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 02 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hoxha, ka falënderuar qytetarët e Vitisë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në një tubim elektoral të mbajtur, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi publik, Hoxha e cilësoi tubimin si dëshmi të forcës, besimit dhe vullnetit të qytetarëve për të ecur përpara.

“Sonte pamë nga afër forcën, besimin dhe vullnetin e qytetarëve për të ecur përpara. Mbështetja juaj është përgjegjësi dhe motivim për të punuar edhe më shumë në shërbim të secilit qytetar”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Hoxha falënderoi qytetarët e Vitisë për, siç tha, pritjen e jashtëzakonshme dhe besimin e treguar, duke theksuar se mbështetja e tyre përbën shtysë për angazhim të mëtejshëm politik.

Ai e përmbylli mesazhin e tij me thirrjen: “Bashkë, drejt fitores”.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy