“Ju vraftë Zoti, ju vraftë Allahu”, VV gjobitet me 5 mijë e 100 euro për përdorimin e fëmijëve në fushatë
Autori: Gazeta inFokus
12:41 | 03 June 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 100 euro gjobë për përdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore.
Saktësisht, rasti ka të bëjë me vajzën rreth 10-vjeçare e cila u ftua në një tubim nga kreu i VV’së, Albin Kurti, për të recituar, ku ndër të tjera përdori shprehje si “Ju vraftë Zoti, ju vraftë Allahu”.
“Pranohen të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ZP.Anr.11/2026 e 01.06.2026, dhe ankesa e Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi ZP.Anr.12/2026, e datës 01.06.2026, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) €”, thuhet në vendim.
Në vendimin e PZAP thuhet se përfshirja e fëmijëve në fushata përbën shkelje të të drejtave të tyre.
“Paneli me rastin e vendosjes së lartësisë së dënimit më gjobë si në dispozitiv të këtij vendimi, ka marrë parasysh të gjitha rrethanat si në vijim: se përfshirja e fëmijëve ne fushata zgjedhore përbenë shkelje të te drejtave te tyre, dhe se nuk është në interesin më të mirë të tyre që subjektet politike ti angazhojnë në fushata zgjedhore, po ashtu paneli ka vlerësuar natyrën e shkeljes dhe ndikimit të mundshëm të saj në procesin zgjedhor në fjalë, shkallën dhe peshën e shkeljes, dhe se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë i njoftuar me obligimet dhe përgjegjësit gjatë procesit të fushatës, po ashtu faktin se i njëjti subjekt edhe në zgjedhjet e kaluara ka kryer të njëjtat veprime me ç’rast edhe i janë shqiptuar dënime me gjobë”, thuhet në vendim.
VV në përgjigjen e saj, ka thënë se e mitura në fjalë nuk ka qenë pjesë e programit të organizuar të tubimit, nuk ka qenë e angazhuar nga subjekti i tyre dhe nuk ka pasur asnjë rol të planifíkuar në aktivitetin zgjedhor.
Sipas VV’së, as prindi i fëmijës nuk ka shprehur asnjë kundërshtim lidhur me veprimin e vajzës.
“Sipas tyre, para fillimit të tubimit, e mitura i është afruar vetë kandidatit për kryeministër Albin Kurtit dhe ka kërkuar që t’i mundësohet të këndojë një këngë para të pranishmëve dhe se kjo është bërë në prani të prindit të saj, i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes dhe nuk ka shprehur asnjë kundërshtim lidhur me veprimin e vajzës”.

T� tjera
-
Ambasadori Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pj...
-
“Sot 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, djemtë po rriten pa nënë”, dedikimi i vëllait të Liridonës në përvjetorin e saj
Tre vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka nd...
-
Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka parandaluar një vras...
-
Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë
Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të he...
-
Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka sfiduar Qeve...
-
21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇ...
-
Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve...
-
Gjashtë persona kapen nga policia në Kaçanik – çfarë ndodhi pas mosmarrëveshjes në një kafeteri?
Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me t...
-
Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Krye...
-
Përgatitje e vra*sjes së rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima
Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përgatitje të v...
-
Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet
Një foshnjë rreth njëmuajshe, e gjinisë femërore, është dërguar pa shenja jet...
-
Borë në gjithë Kosovën, rrugët të kalueshme, shoferëve u rekomandohet kujdes
Të reshura bore kishte në gjithë Kosovën, por rrugët janë të kalueshme.Disa n...
































