Osmani: Hapja e “Cat Group” dëshmi e fuqisë së sektorit privat në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
18:29 | 28 March 2026
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar inaugurimin e fabrikës “Cat Group” në Suharekë si një shembull të fuqishëm të rolit që luan sektori privat në zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan Gazeta Infokus.
Gjatë fjalës së saj në ceremoninë inauguruese, Osmani theksoi se ekonomia e një shteti nuk ndërtohet vetëm përmes politikave, por edhe përmes guximit për të investuar dhe vizionit për të krijuar.
“Ekonomia e një shteti nuk ndërtohet vetëm me politika, por edhe nga guximi për të investuar, nga vizioni për të krijuar dhe nga forca e sektorit privat, i cili idetë i shndërron në zhvillim konkret, nëpërmjet të cilave përfiton secili qytetar i yni. Sot jemi këtu pikërisht për ta dëshmuar një shembull të tillë”, u shpreh Osmani.
Ajo e cilësoi hapjen e biznesit “Cat Group” si një moment të rëndësishëm që simbolizon fuqinë transformuese të biznesit privat në ekonominë e Kosovës.
“Hapja e biznesit ‘Cat Group’ këtu në Suharekë është një sinjal i qartë se Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe industrial. Një element i veçantë që e bën këtë investim edhe më domethënës është vetë komuna e Suharekës”, theksoi ajo.
Presidentja Osmani e konsideroi këtë investim si një dëshmi konkrete të potencialit të sektorit privat për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar mundësi të reja për qytetarët e vendit.
“Rinia është potenciali më i madh që e kemi dhe investimet si ky janë dëshmi se ky potencial mund dhe duhet të zhvillohet brenda vendit. Kësaj i jep një dimension të veçantë pikërisht fakti që ky investim po bëhet nga mërgata jonë. Ata të cilët e mbajtën këtë vend gjallë në momentet më të rënda të historisë sonë e ata që edhe tani po e shtyjnë përpara ekonominë dhe zhvillimin e vendit tonë. Dua ta falënderoj zotin Krasniqi dhe gjithë familjen e tij e bashkëpunëtorët e tij për këtë investim të jashtëzakonshëm që e dëshmon edhe njëherë dashurinë e madhe që mërgata jonë ka për atdheun dhe faktin se pavarësisht se sa larg të jenë rritur e të jenë zhvilluar, atyreve gjithnjë zemra i rreh për Kosovën. Ky projekt bart edhe një mesazh të fuqishëm për gjithë mërgatën tonë”, potencoi tutje Osmani.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...



































