Fokus

Xhavit Krasniqi: Vendlindja mbetet vendi ku ndërtojmë të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 28 March 2026

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Suharekë, është inauguruar fabrika “Cat Group”, një investim i rëndësishëm nga diaspora që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, e mbi 150 të ftuarë përfshirë përfaqësues të bizneseve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe mysafirë nga Zvicra.

Ky projekt po konsiderohet si një hap konkret drejt fuqizimit të industrisë vendore dhe krijimit të vendeve të reja të punës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun vendor.

-Advertisement-

Fabrika “Cat Group” është e fokusuar në prodhimin e materialeve për izolim ndërtimor të shtëpive, një sektor i rëndësishëm për përmirësimin e eficiencës energjetike dhe standardeve të ndërtimit.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, pronari i fabrikës, Xhavit Krasniqi, shprehu mirënjohje të thellë për familjen dhe theksoi rëndësinë e kthimit të përvojës nga diaspora në vendlindje.

“Dua të falënderoj nga zemra dhe të shpreh një mirënjohje të thellë për familjen time, e cila më ka qëndruar pranë që nga dita e parë deri më sot, bashkëshorten dhe fëmijët. Për mua personalisht, që kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime në një vend të veçantë që më dha mundësinë të mësoj kulturën e punës, disiplinën dhe respektin ndaj punës, jam falënderues që sot mund ta zbatoj në vendlindjen time. Pavarësisht se ku na çon rruga e jetës, një pjesë e zemrës sonë ka mbetur gjithmonë këtu. Sepse njeriu mund të ndërtojë jetën e tij në shumë vende të botës, por vendlindja mbetet gjithmonë vendi ku shpirti i tij gjen qetësinë më të madhe. Të ndërtosh diçka në vendlindje nuk është vetëm një investim apo një projekt, është një kontribut për të ardhmen dhe për zhvillimin e shtetit tonë”, ka deklaruar Krasniqi.

Hapja e kësaj fabrike shihet si një sinjal pozitiv për rritjen e investimeve nga diaspora dhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe industrial të Kosovës.

Nesër në Suharekë hapet gjigandi industrial “Cat Group” – Investimi që pritet të ndryshojë sektorin prodhues në Kosovë

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy