Sport

Rey Manaj nuk u ndëshkua me karton të verdhë për shqiponjën që e bëri ndaj Serbisë, Armand Duka e zbulon arsyen e vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 13 October 2025

Rey Manaj ishte heroi i tërë shqiptarëve në mbrëmjen e së shtunës.

Manaj shënoi golin e vetëm të fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në udhëtim.

Menjëherë pas golit, Manaj e bëri shqiponjën, dhe pastaj u ndëshkua me karton të verdhë, që dukej se u ndëshkua vetëm për festimin e tij.

-Advertisement-

Mirëpo, kryetari i FSHF-së, Armand Duka ka treguar arsyen e vërtetë të ndëshkimit të tij.

“Manaj nuk u ndëshkua për festimin e tij me shqiponjë, ai festim nuk është i ndaluar, por për shkak të festimit të tij afër bankës rezervë të Serbisë”, ka thënë Armand Duka në një video të postuar nga Blendi Fevziu në “Facebook”.

Shqipëria e mposhti Serbinë duke shkuar edhe më përpara në ëndrrën për play-offin e Botërorit 2026.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy