Shqipëria po di*gjet – Pesë helikopterë mundohen nga ajri ta ndalojnë këtë katastrofë
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 13 August 2025
Në një situatë që ngjan me një skenar apokaliptik, vendi po përballet prej 48 orësh me mbi 30 vatra aktive zjarri të shpërndara në të gjitha qarqet.
Ndërsa në dispozicion janë vetëm pesë helikopterë për të përballuar flakët që kanë rrezikuar banesa, jetë njerëzish dhe zona të mbrojtura.
Një numër që, përballë përmasave të situatës, është i pamjaftueshëm dhe i prirur për katastrofa.
Një e tillë nisi me një zjarr të ndezur në oborrin e një shtëpie në fshatin Kullollas, ku një 80-vjeçar humbi jetën, duke u bërë viktima e parë e kësaj vale zjarresh.
Flakët u përhapën në mënyrë të rrufeshme, duke djegur gjithçka, përfshirë shtëpi, bagëti dhe pyje.
“Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë”, tha një banor i Skënderbegasit, i asfiksuar nga tymi, tashmë i shtruar në spital.
Vetëm në zonën e Gramshit, u raportuan mbi gjashtë fshatra të evakuuar dhe dhjetëra banorë të asfiksuar.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, e cilësoi situatën si të vështirë.
“Janë 6 ekipe këtu të Urgjencës dhe helikopteri të fusha e sportit dhe sipas emergjencës do i nisim drejt Tiranës. Deri tani nuk ka raste të tilla, po i përballojmë këtu, spitali i Gramshit në gatishmëri, madje kemi edhe nga Trauma dhe Elbasani nëse do të jetë e nevojshme”.
Në terren, veprojnë pesë helikopterë – një nga Forcat Ajrore shqiptare, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një çek dhe një sllovak. Por mungesa e avionëve Canadair, që kanë qenë të pranishëm gjatë operacioneve të 11 gushtit, është ndjerë në këtë krizë.
Ndërhyrja ajrore është vendimtare në zona të paarritshme nga toka, si në Parkun Natyror të Gërmenjit, ku flakët përparojnë mbi një territor të minuar nga predha të mbetura nga lufta.
Edhe në Xhath të Fushë Arrëzit, forcat tokësore e kanë pasur të pamundur të hyjnë në pyllin me pisha për shkak të terrenit.
Ndërkohë, vendet fqinje janë vetë të përfshira nga zjarre të përmasave të mëdha.
Greqia, që zakonisht dërgon avionët e saj Canadair në ndihmë të Shqipërisë, këtë herë ka kërkuar ndihmë vetë, duke u gjunjëzuar përballë flakëve në ishujt Zante dhe në Peloponez.
Një krizë që ka përfshirë gjithë Mesdheun, me temperatura ekstreme dhe thatësira të zgjatura.
Në Finiq dhe Delvinë, flakët kërcënojnë Parkun e Syrit të Kaltër.
Në Berat, situata në Poliçan ka dalë jashtë kontrollit, me zjarre që rrezikojnë fshatrat përreth dhe zonën e mbrojtur Balloll, ndërsa në Tiranë, zjarret përparojnë drejt zonave të banuara në Pezë Helmës dhe Vaqarr.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi më parë zjarrvënien një krim që duhet të barazohet me vrasjen në Kodin Penal, duke paralajmëruar ashpërsim të ligjit. Deri tani, janë proceduar 120 persona për zjarrvënie, nga të cilët 21 janë arrestuar.
“Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta? Ne shikonim zjarret nga malet, ai na erdhi te shtëpia”, thotë i njëjti banor nga Gramshi.
Në terren janë angazhuar mijëra forca zjarrfikëse, ushtarake, punonjës bashkiakë dhe vullnetarë.
Por është gjithnjë e më e qartë se përballja me këtë krizë nuk mund të mbështetet vetëm te forcat tokësore – kur zjarret prekin zona malore, të pyllëzuara apo të mbrojtura, ndërhyrja nga ajri është e vetmja mënyrë për të shpëtuar çfarë ka mbetur.
Ndërsa Evropa mban frymën, e mbytur nga një valë e re e të nxehtit, Shqipëria përballet me sfidën e saj më të madhe të kësaj vere.

T� tjera
-
Autobusi përmbyset në autostradën e Kroacisë, dy persona humbin jetën
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë janë plagosur pa...
-
Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh urimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjani...
-
Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pyetur nëse dikush mund të përm...
-
Vetura përfundon në ara, vetaksident në Besi të Prishtinës
Një vetaksident ka ndodhur sot, rreth orës 08:00, në magjistralen Prishtinë–P...
-
Një çift përfshihet në përleshje në Podujevë, policia i shoqëron në stacion
Një burrë dhe një grua janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pas n...
-
Rasti në qendër të Krakovit në Poloni – Krejt çka dihet deri më tani
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, kur një perso...
-
Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahim...
-
7 raste të dhunës në familje u raportuan në polici të shtunën
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ...
-
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, njofton policia
Më 7 nëntor, rreth orës 10:00, në Spitalin e Pejës, policia njofton se është ...
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
































